Gapko: Dua të fitoj gjithçka, mezi pres të luaj në Anfield

Liverpool ka arritur ta transferoi me shpejtësi holandezin, Gakpo.Gakpo i cili ishte i lidhur ngushtë me Manchester United, u transferua zyrtarisht në Liverpool, pasi këta të fundit hynë në garë me shpejtësi për të siguruar shërbimet e tij nga PSV.
Pas kalimit të tij te “The Reds” Gakpo u shpreh i lumtur me klubin e tij të ri duke thënë se dëshiron të fitojë shumë trofe në Anfield.“Ndihem shumë mirë, jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj për këtë klub fantastik. Unë mendoj se ky është një klub i madh, dua të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllime të rëndësishme si ato të arritura në të kaluarën. Ka lojtarë të mëdhenj këtu dhe unë mund të mësoj shumë prej tyre.
Kam dëgjuar shumë gjëra të mrekullueshme për stadiumin dhe atmosferën. Qëllimi është të fitoj gjithçka, dua t’i tregoj botës se çfarë mund të bëjmë ne si ekip dhe çfarë mund të bëj unë si lojtar. Jam vërtet mirënjohës që të gjithë po më bëjnë një pritje kaq të ngrohtë dhe mezi pres të shoh të gjithë stadiumin dhe qytetin”, është shprehur Gapko.