11:28 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gara: Aeroporti s’është mbyllur, vazhdojnë fluturimet

Greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës sot ka hyrë në ditën e tretë. Ndonëse në dy ditët e kaluara ka pasur greva më të shkurtra në kohë, sot ajo do të vazhdojë deri në orë 14:00.

Pas qarkullimit të lajmeve se janë anuluar disa fluturime dhe aeroporti është mbyllur, ka pasur edhe një reagim nga ANP “Adem Jashari”.

Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë shkurt se operimet nuk janë mbyllur dhe se në aeroport vijojnë procesimet e të gjitha fluturimeve.

“Mirësisht informojmë udhëtarët tanë se ANP ‘Adem Jashari’ nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon t’ i procesojë të gjitha fluturimet dhe udhëtarët”, ka thënë ajo.