21:00 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gara e kamerierëve, tentojnë të gjuajnë mbeturinat në kontejnerë, por…

Disa kamerierë janë përballur me një situatë të pakëndshme, aq edhe qesharake këto ditë.

Ata pasi përfunduan orarin e punës, si zakonisht i mblodhën mbeturinat në qese të zeza, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Vonë në mbrëmje shokët dolën të hedhin qeset në kontejnerët e vendosur prapa lokalit.

Duke qeshur, ata filluan një garë mes vete se kush do të hedh qesen në mbeturina pa shikuar prapa.

Këtë garë e filmoi njëri nga ta, deri në momentin kur ndodhi diçka e papritur.

Njërit nga kamerierët i shqyhet qesja në dorë dhe të gjitha mbeturinat i bien në fytyrë djaloshit që po incizonte.

Ai e kthen fokusin nga fytyra e tij dhe filmon vetën duke buzëqeshur. /Indeksonline/