19:28 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Gara e krapit për “Dëshmorët e Llapit”, mbi 100 garues në Batllavë

Në liqenin e Batllavës ka filluar të mbahet gara e krapit “Dëshmorët e Llapit”, e cila do të zgjasë deri të dielën.

Ky vit është viti i dytë që organizohet ky aktivitet nga “Sh.P.S.R BATLLAVA “ dhe Federata e peshkimit Sportive dhe Rekreative të Kosovës.

Në garën e kapit janë duke marrë pjesë 32 ekipe nga e tërë Kosova dhe rreth 100 pjesëmarrës gjithsejt.

Gjatë intervistës kryetari i shoqatës, Lulzim Zhitia, ka thënë se për momentin është kapur vetëm një krap, por që nuk vlen pasiqë nuk ka arritur peshën për tu regjistruar.

“Pesha minimale që të regjistrohet një krap është 1 kg. Të gjithë janë të kënaqur, ekipet janë të përgatitur mirë, ka ekipe shumë të mira dhe po kalojmë shumë bukur mesvete” ka thënë Zhitia.

Ai deklaron se këtë vit është numri më i madh i pjesmarrësve, pasiqë vitin e kaluar ishin 27 ekipe ndërsa tani 32.

Garuesi Miftar Azeraj i cili përfaqëson Prizrenin thotë se gara është duke shkuar mirë dhe mbetet të shihet në orët në vazhdim se cfarë do të sjellë, pasiqë gara vazhdon deri të dielën në ra 16:00.

Kadri Voca nga Mitrovica thotë se ky është më tepër peshkim sportiv dhe rekreativ dhe se peshkun e kapur vetëm e masin dhe e kthejnë sërish në ujë.

“Ky është më tepër peshkim sportiv, vetëm po e masim dhe po e kthejmë peshkun në ujë. Këtë vit me shumë gjasa niveli i ujit është më i ulët dhe ka vështirësuar peshkimin, pasiqë duket që peshqit janë më të shpërndarë. Jemi në pritje dhe presim të kemi sukses” thotë Voca.

Ndërkohë garuesi Donard Gega nga Vushtrria thotë se është hera e dytë që merr pjesë në këtë memorialin “Dëshmorët e Llapit”. Ai thotë se organizimi është i mirë dhe se pret që deri nesër e (e dielë) të peshkoj ndonjë krap./IndeksOnline/