Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë dy subjektet që kryesojnë garën për kryetar të Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas rezultateve preliminare, kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, është në epërsi me 47.23% të votave, që përkthehen në 15.129 vota.
Pas numërimit të 94 nga gjithsej 117 vendvotimeve, kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, renditet i dyti me 37.84% ose 12.123 vota.
Për të siguruar fitoren në raundin e parë, kandidati duhet të marrë mbi 50% të votave të vlefshme.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 18:30 ishte 46.76%.