14:50 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gara e qenve u pengua nga një rosë që hyri papritmas në pistë [Video]

Qentë që ishin pjesë e një gare në Adelaide të Australisë, u penguan nga një rosë që iu doli përpara.

Më së keqe e pësoi njëri prej tyre, që u rrotullua teksa përpiqej ta shmangte dhe doli i fundit.

Derisa gjithçka përfundoi në rregull dhe nuk pati ndonjë ndërprerje, kjo mendohet të jetë shkaktuar qëllimisht.

Shumica prej atyre që kishin vënë baste dhe humbën, fajin ia lënë pikërisht kësaj shpeze që hyri në shtegun e garave.