20:31 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Gara me traktorë gati të bëhet sport kombëtar

Nisi si një sport argëtues, por gara me traktorë ka pësuar një zhvillim të madh në Rusi, duke u bërë kandidat serioz për të qënë një sport kombëtar.

Organizatorët e ‘The Bison Track Show’ këmbëngulin se një traktor është mjeti më i përshtatshëm dhe i rehatshëm për rrugët ruse, të cilat mbeten problematike në vend.

“Çdo vend ka sportin e tij kombëtar që përfshin dhe reflekton specifikat e secilit komb: Kujtojmë këtu futbollin amerikan në SHBA, kriketin në Angli, luftën me demat në Spanjë dhe garat me deve në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Bison Track Shoë” është bërë një mishërim i pasioneve të Rusisë për garat e shpejtësisë dhe shumë shpejt mund të bëhet një sport kombëtar. “-thonë organizatorët.

Kjo garë mbahet në qytetin rus të Roston që prej vitit 2002, duke qënë një traditë tashmë për këtë qytet. Gara e radhës do të mbahet më 2 qershor në Rostov-on-Don dhe ku pjesë të garës do të jenë më shumë se 30 shoferë.