Gara mes AAK-së e VV-së në Gjakovë, prin bindshëm Gjini
Ka nisur numërimi i votave në qytetin e Gjakovës.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Gjakovë po prinë bindshëm Ardian Gjini me 61,82% të votave.
Ndërsa kandidati i VV-së, Ardian Gola ka arritur që të sigurojë 38,18% të votave.
Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 19:00 kanë votuar 32,15 % qytetarëve me të drejtë vote.

