75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Gj Sh

Gara në Superligë po bëhet e ”nxehtë”, kjo është tabela pas xhiros së 11-të

Sot janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të javës së 11-të, të Superligës.

Prishtina ka pësuar humbjen e parë pas gjashtë ndeshjeve, pasi u mposht nga Llapi, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Drencia arriti fitore 3-1 ndaj kampionit aktual Dritës, derisa Ferizajo e mposhti skuadrën e Prishtinës së Re, me rezultat 3-0.

Pas 11-të xhirove, Prishtina vazhdon të jetë në krye të tabelës me 25 pikë, tre më shumë se Ballkani.

Dukagjini e Drita kanë nga 17 pikë, derisa Llapi me 16 sosh.

Në dy pozitat e fundit e fundit janë Gjilani me 11 pikë dhe Prishtina e re me 7 pikë./IndeksOnline/