Gara për asamble në qytetin e Pejës, LDK-ja lë shumë pas VV-në me vota

Në qytetin e Pejës, gara për kryetar komune do të vazhdojë në balotazh mes Gazmend Muhaxherit të LDK-së dhe Taulant Kelmendit të Vetëvendosjes, sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Megjithatë, situata është krejtësisht ndryshe sa i përket zgjedhjeve për Kuvendin Komunal.
Sipas KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15.415 vota për asamble, duke lënë shumë pas Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka marrë vetëm 7.875 vota
AAK-ja ka arritur të grumbullojë 8,065 vota./Indeksonline/