13:12 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gara për “Këpucën e artë” edhe më e zjarrtë sivjet, në Premier Ligë

Vjet si rrallëherë,  tre lojtarë kanë fituar “Këpucën e artë” me nga 22 gola. Dy lojtarët e Liverpoolit, Salah dhe Mane së bashku me Aubameyangun e “Topçinjve”.

Por nga ana tjetër pasqyrim i vitit të kaluar po del të jetë edhe në sezonin e ri të garës më të fort angleze.

Listës së realizatorëve i prin realizatori më i mirë i Aston VillAs në Championship vjet, Tammy Abrahami, që sivjet është pjesë e “Bluve” të Londrës , së bashku me bomberin argjentinas të Manchester Cityt, Serigo Aguero që të dytë në kuotën e 8 golave.

I treti është fituesi i vitit të kaluar, Pierr Emerick Aubameyang me 7 gola, pasojnë Pukki i Norwich Citytit dhe Sterlingu me 6 gola.

Ndërsa Mane i Liverpoolit ka 5 gola në total 3 më pak se udhëheqësit e kësaj fushate.

Premier Liga angleze zhvillon javën e 9-të këtë fundjavë, ndërsa derbi më i madh në Gadishullin Britanik luhet të dielën nga ora 17:30.