17:04 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gara për lidershipin konservator, Johnson konfirmohet favorit, fiton raundin e parë

Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në raundin e parë të zgjedhjeve për liderin e ardhshëm të Partisë Konservatore, i cili do të jetë dhe kryeministri i ri i Britanisë.

3 garues, Mark Harper, Andrea Leadsom dhe Esther McVey, u eleminuan në votimin sekret të mbajtur në Dhomën e Komunëve. Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt 43 dhe Michael Gove 37.

 Pas këtij procesi, ish sekretari i Jashtëm britanik u shpreh shumë i lumtur për rezultatin e arritur dhe tha se duhet ende shumë punë për triumfin final.

 “Falënderoj miqtë dhe kolegët e mi në Partinë Unioniste dhe Konservatore për mbështetjen e tyre. Jam shumë i lumtur për fitoren në raundin e parë por ne kemi ende rrugë të gjatë përpara”, deklaroi Johnson.

Të 7 kandidatët arritën të kalonin në raundin e dytë, që do të mbahet javën e ardhshme. Sekretari i jashtëm, Jeremy Hunt u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe nënvizoi se ky moment serioz kërkon një lider serioz. Ndërsa ekipi i fushatës së Michael Gove reagoi duke deklaruar se të gjithë e konsideronin atë të përjashtuar nga fushata, por raundi i parë tregoi të kundërtën.

Ndërkaq, pasuesi i Theresa May pritet të zgjidhet deri me 22 korrik. Të gjithë kandidatët kryesorë fushatën e përqendruan tek çështja Brexit.