Gara për Mitrovicën, Kurti ka një thirrje për organet e drejtësisë

Postimi i lajmeve të rreme ende pa u mbyllur vendvotimet për Mitrovicën e Jugut nuk është thjesht një gabim, por përbën një cenim të demokracisë, të zgjedhjeve të lira, si dhe të integritetit dhe sigurisë sonë. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në paraqitjen e tij të parë pas shpalljes së rezultateve preliminare për zgjedhjet komunale.
“Ftoj organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këtë çështje”.