Gara për pushtetin në Kongres, republikanët po prijnë ndaj demokratëve

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike është duke humbur me rezultat të konsiderueshëm në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, ku deri më tani e kishte shumicën.
Duke u mbështetur në bazën e të dhënave të BBC, kur votat ende janë duke u numëruar, kandidatët e Partisë Republikane janë në epërsi në shumicën e shteteve, sa i përket sigurimit të ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultatet aktuale janë të ngjashme me parashikimin e televizionit CNN. Sipas këtyre rezultateve, kandidatët e Partisë Republikane janë duke prirë në shtetet veriore, qendrore e jugore, ndërsa kandidatët e Partisë Demokratike të Bidenit janë në epërsi në disa shtete lindore, perëndimore dhe në Alaska.
Sidoqoftë, rezultatet mes kandidatëve, në përgjithësi, janë goxha të ngushta dhe rezultati mund të ndryshojë pas numërimit të të gjitha votave. Në shumë shtete, epërsia e njërit kandidat ndaj tjetrit është vetëm rreth 2 – 3 për qind.
“Kjo do të jetë një natë e madhe për ne”, u tha ai gazetarëve pasi votoi.
Ndërkohë që presidenti Biden ka paralajmëruar se një fitore e republikanëve mund të dobësojë demokracinë.
Në Kongres, një Dhomë e kontrolluar nga republikanët do të jetë në gjendje të bllokojë projektligjet që adresojnë prioritetet demokratike si të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike.
Republikanët gjithashtu mund të iniciojnë një nismë mbi kufirin e borxhit të vendit , i cili mund të tronditë tregjet financiare dhe të nisë hetime ndaj administratës dhe familjes së Biden.
Republikanët do të kenë fuqinë gjithashtu të bllokojnë ndihmën për Ukrainën nëse rifitojnë kontrollin e Kongresit. /IndeksOnline/