75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 25 Prill 2021 / C E

Gara për top katërshe shumë e nxehtë në Serie A, veç Interi komod

Atalanta ka mposhtur Bolognan me rezultat 5-0 në ndeshjen e javës së 33-të të Serie A.

Me këtë fitore të thellë, skuadra e Gasperinit është ngjitur në vendin e dytë në renditje të paktën deri nesër kur zhvillohet ndeshja Lazio – Milan.

Kështu gara për katërshen e parë që kualifikon në Ligën e Kampionëve është bërë shumë e nxehtë.

Përveç Interit që është afër të fitoj titullin, skuadrat tjera do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit.

Atalanta, Milan, Juventus, Napoli dhe Lazio do të jenë në garë për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/