Gara ‘Revival Goodwood’, me gjysmë miliard paund automjete
‘Revival Goodwood’ është duke festuar përvjetorin e 20-të dhe do të paraqesë veturat e prodhuara para vitit 1963.
Makinat klasike me vlerë 200 milionë funte do të marrin pjesë në një garë të quajtur “më e shtrenjta e mbajtur ndonjëherë “.
Në këtë garë po marrin pjesë 30 makina, të cilat do të konkurrojnë për garuesin më të mirë në ‘Revival Goodwood’ dhe trofeun ‘Kinrara’.
Nikoqirët e kanë quajtur ngjarjen “garën më të shtrenjtë motorike të mbajtur ndonjëherë”, me etiketën e çmimit prej £ 200million, të bashkangjitur në linjën fillestare.
Këto përfshijnë llojet e Jaguar E-L, Aston Martin DB4 GT, AC Cobras dhe Ferrari 250 GT SWB.
Gjithsej 15 gara janë planifikuar për fundjavën klasike të automobilave, ku do të ketë më shumë se gjysmë miliard paund automjete./Indekonline/.