Gara Tahiri – Peci: 2 mijë votues më shumë në raudin e dytë deri në 17:00
2 mijë persona më shumë kanë votuar në këtë raund të zgjedhjeve sesa në raundin e kaluar, deri në orën 17:00 në Mitrovicë të Jugut.
Më 12 tetor, deri në orën 17:00 votuan 27 mijë e 307 votues, që në përqindje ishin 32.24 për qind.
Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut deri në orën 17:00 kanë votuar 84 mijë e 715 votues, në përqindje 34, 84 për qind.
Që në total i bie 2 mijë votues më shumë.

