Garat drejt fundit, sot dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Trepça-Vëllaznimi është një përballje interesante, me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë në renditje para garave të “Play-off”-it. Mitrovicasit janë në pozitën e dytë së bashku me Sigal Prishtinën, me 15 fitore e tetë humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me 11 fitore e 12 humbje.
Të shtunën zhvillohet derbi i qytetit mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit. Dy skuadrat janë në formë në ndryshme. Bashkimi është në vendin e parë me 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni në vendin e fundit me pesë fitore e 18 humbje./IndeksOnline/
