Garat evropiane janë në horizont, Ballkani përfundon stërvitjen e fundit para finales së madhe

Skuadra e Ballkanit ka përfunduar stërvitjen e fundit para finales së “Digitalb Kupës” kundër Prishtinës.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet për në para-kualifikime të Evropa Ligës, transmeton Indeksonline.
Ballkani përfundoj sezonin në pozitën e tretë, kurse Prishtina në të katërtin. Por, ende kanë mundësi që të luajnë në gara evropiane përmes “Digitalb Kupës”.
Nëse skuadra nga Suhareka arrin që të kualifikohet në Evropa Ligë, do të ishte sukses historik për këtë ekip./Indeksonline/