75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 22 Korrik 2025 / L A

Garat në EYOF, sot garuan dy notarë nga Kosova

Notarët kosovarë kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025, ku sot garuan Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, por në disiplina të ndryshme.