15:47 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Garat rajonale në Kosovë premtojnë spektakël, kryesojnë Dushkaja me Drinin e Bardhë

Pas ndryshim të sistemit të garave ne futbollin kosovar, për herë të parë është krijuar Liga e Tretë , e cila është ndarë në 2 regjione.

Në rajonin e Dukagjinit ose Grupi A, marrin pjesë 14-të skuadra që vijnë nga komunat si Prizreni, Peja Gjakova e Rahoveci dhe rajonet si Hasi e Opoja.

Rezultate tejet interesante u regjistruan këtë xhiro ku vecohet fitorja e ekipit të Dushkajës si mysafir te United Boys Gjakova dhe fitorja në udhëtim e Drinit të Bardhë në derbin ndaj rivalëve lokal Pashtrikut.

Rezultatet komplete të javës së dytë:

Korenica – Lidhja e Prizrenit 1:6

United Boys Gjakova – Dushkaja 3:6

Bashkimi – Rilindja Skivjan 3:1

Lugu i Baranit – Dejni 2:0

Besa – Xerxa 3:0

Pashtriku – Drini i Bardhë 1:3