Garda Ceremoniale e FSK-së ngrit flamurin shtetëror

Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ngritur flamurin shtetëror në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni shtetërore ishin kryeministri Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Komandanti i FSK-së Rrahman Rama si dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, raporton Indeksonline.

Kjo është edhe ceremonia e parë zyrtare për nder të 17 shkurtit, por që gjatë ditës janë paraparë të zhvillohen edhe shumë aktivitete tjera./Indeksonline/
