75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Garda e FSK-së, ngrit flamurin shtetëror, marrin pjesë Hoti e Osmani

Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bënë ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e Qeverisë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Indeksonline.

Bëjmë të ditru se disa orë më vonë, saktësisht në ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Edhe në këtë organizim marrin pjesë u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.