75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / H F

Gardisti që*lloi veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: Më mungon që tani

Pak orë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gardistit 37-vjeçar, ka reaguar motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motrën e ka marr malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im, shpirti im…

Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh vëllai im”, shkruan ajo.

Henri Haxhiraj u transportua në ambientet e spitalit mesditën e djeshme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, por nuk ia doli të mbijetojë.