Garë e fortë mes Man City e Man Utd për Gnabry

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit, City dhe United janë në garë për transferimin e Serge Gnabry nga Bayern Munche.
Sulmuesi gjerman ka refuzuar një ofertë rinovimi nga Bayern Munich, dhe mund të largohet nga klubi bavarez gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Indeksonline.
Pasi Gnabry ka refuzuar ofertën e klubit gjerman, Manchester City dhe Manchester United kanë hyrë në garë për transferimin e 26 vjeçarit.
Gjermani ka edhe një vit kontratë me skuadrën gjermane dhe nëse nuk pranon ofertën për vazhdimin e saj, Bayern Munchen do të ishte i gatshëm ta shiste për 40 milionë euro.
Gnabry për katër vite qëndrim te skuadra gjermane ka luajtur 171 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 63 gola për bavarezët./Indeksonline/