75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / AR

Garë e fortë mes moderatoreve, Arbana dhe Grida Duma

Këtë javë, rrjetet u ndezën nga një garë e heshtur por shumë e vërejtur mes dy prej grave më të komentuara të ekranit, Arbana Osmanit dhe Grida Dumës.

Në pamje të parë duket si një rastësi, por kush njeh botën e mediave e di: asgjë s’është rastësore kur bëhet fjalë për klikime dhe ekskluzivitet.

Zakonisht Grida e publikon podcastin e saj të dielave, ndërsa Arbana me “Mirëmbrëma Yje” mbretëron çdo të enjte në mbrëmje. Por këtë javë, Grida luajti ndryshe dhe e hodhi episodin të enjten, plot dy orë para Arbanës. Një lëvizje që shumë e panë si një sfidë të drejtpërdrejtë për t’i marrë vëmendjen koleges.

Vetëm se Arbana nuk mbeti duarkryq. Ajo publikoi mëngjesin e së enjtes intervistën e saj me Elsa Lilën, duke rrëmbyer ekskluzivitetin e ditës përpara se Grida të futej në lojë. Të dyja moderatoret këtë javë kishin të njëjtin personazh në qendër, duke e bërë garën edhe më interesante.

Komentet në rrjet ishin menjëherë të shumta:

“Meqë Grida e ka në orën 18:00 Elsen, po ja mori Arbanes live ekskluzivitetin,” shkroi dikush.

“Po pse kaq herët, kush e shikon në mëngjes?” pyeti një tjetër, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet: “Konkurrenca sot s’të len me marrë frymë, kush vonohet humb.”

Në fund, publiku mbetet në pritje për të parë se si do të jetë intervista e Gridës me Elsa Lilën, ndërsa ajo e Arbanës tashmë veçse është online. Një garë që nuk pati nevojë për deklarata, sepse oraret thanë gjithçka.