75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Garë e fortë te Juventusi, 5 lojtarë mbetsin jashtë ekipit për Ligë të Kampionëve

Me largimin e Luca Pellegrini si huazim te Cagliari, pesë ‘teprica’ mbesin te Juventusi, duke iu referuar kufirit prej 22 futbollistësh për ndeshjet e Champions League-s.

Mattia Perin dhe Marko Pjaca me siguri do të përjashtohen nga lista, ndërsa tre të tjerët nuk janë vendosur akoma, transmeton Indeksonline.

Në mbrojtje, Demiral dhe Rugani janë në konkurencë.

Matuidi, nga ana tjetër, mund të ishte një surprizë dhe të merrte vendin para Rodrigo Bentancurit, Emre Canit ose Aaron Ramseyt.

Në sulm, me siguri, Mario Mandzukiqi, do të përjashtohet./Indeksonline/