22:40 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Garë e nxehtë për top-4 në Serie A, fitojnë favoritët

Kanë përfunduar tetë ndeshje të xhiros së 36-të në Serie A. Skuadrat që po luftojnë për top-4 kanë shënuar fitore, shkruan IndeksOnline

Atalanta ka fituar me rezultat 2-0 kundër Beneventos, fitore kjo që e ngritë në pozitën e dytë me 75 pikë.

Fitore ka shënuar edhe AC Milan, të cilët mposhten me rezultat të thellë 7 me 0 ekipin e Torinos. Tani ‘kuqezinjtë’ kanë pikë të njëjta me Atalantan, nga 75.

Fitore në këtë xhiro ka shënuar edhe Juventusi. ‘Zebrat’ mposhten 3 me 1 skuadrën e Sassuolos. Juve i Pirlos mbetët në pozitën e pestë me 72 pikë./IndeksOnline/