“Garë e nxehtë në PDK”, për nënkryetarin e Kuvendit!

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca në koordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare kanë vendosur të caktojnë seancën e radhës e cila do të mbahet më 18 nëntor.
Në këtë seancë pritet që Partia Demokratike e Kosovës ta propozoj emrin e nënkryetarit e saj, pasi kjo pozitë ka mbetur vakante, që kur Bedri Hamza u zgjodh kryetar i Mitrovicës.
Indeksonline mëson se garë e ngushtë është duke u zhvilluar brenda PDK-së.
Tre emrat e përfolur për këtë post janë: Ish-kryetari i partisë, Enver Hoxhaj si dhe dy deputetët; Mërgim Lushtaku dhe Xhavit Haliti.
Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje nga PDK-ja, mirëpo këta të fundit nuk kanë dashur të flasin njëherë për këtë çështje.
Kujtojmë se në zgjedhjet e shkurtit Mërgim Lushtaku mori 16,295 vota, Xhavit Haliti 10,538 kurse Enver Hoxhaj ishte prijës i listës së partisë dhe kandidat për kryeministër.