Garë e nxehtë për Asamble Komunale në Podujevë – Këta janë 5 kandidatët që po prijnë me vota nga VV, LDK dhe PDK

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Komunë e Podujevës është duke vazhduar ende.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 70 nga gjithsej 113 vendvotime, që përfaqësojnë 61.95% të tërësisë së votave.
Bazuar në këto rezultate preliminare, janë bërë publike edhe top 5 kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe PDK.
Lëvizja Vetëvendosje: Shpejtim Bulliqi udhëheq me 9,536 vota, ndjekur nga Adelina Stublla me 732 vota, Avni Fetahu me 636 vota, Bahri Selimi me 514 vota, Lirie Hoti Rama me 484 vota,.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Ekrem Hyseni udhëheq me 7,886 vota, ndjekur nga Enis Shabani me 496 vota, Alisa Jetullahu me 456 vota, Besim Latifi me 417 vota, Enis Dervisholli me 384 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Isak Shabani udhëheq me 2,423 vota, ndjekur nga Isuf Osmani me 260 vota, Lulzim Pollomi me 250 vota, Afrim Avdiu me 188 vota, Burim Januzi me 153 vota.
