09:12 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Garë e nxehtë për mbijetesë në Premierligën angleze, kush do të shpëtojë?

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit në Premierligën angleze të futbollit.

Manchester City ka arritur të shpallet kampion i Anglisë për herën e tretë radhazi, derisa Arsenali, Manchester United dhe Newcastle kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League, shkruan IndeksOnline.

Por ajo çfarë pritet të vendoset sot është se kush do të mbetet në elitën e futbollit anglez edhe për sezonin e ardhshëm.

Tre skuadra janë në garë dhe vetëm njëra prej tyre do të shpëtojë nga rënia në Championship.

Everton do të jetë nikoqire e Bournemouthit, Leicester do të përballet me skuadrën e West Hamit, ndërsa Leeds do të ketë punë me Tottenhamin.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në ora 17:30./IndeksOnline/