75 Mall Live Search
17:15 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Garë e pazakontë mes Ford Transit, VW Crafter dhe Mercedes Sprinter

Statistikat e brendshme na tregojnë se lexuesve tanë ju pëlqejnë garat në vijë të drejtë. Dhe jo vetëm garat me supermakina ose me makina sportive të cilat jemi mësuar, por gara të pazakonta, me makina të pazakonta.

Këtë radhë do të shohim në garë tre furgona mallrash që janë të disponueshëm në Europë- Ford Transit, Volkswagen Crafter dhe Mercedes-Benz Sprinter.

Mund të themi se këto janë makinat komerciale më të shitura në kontinent, dhe janë gjithmonë në garë për kurorë, njësoj si në garën e sotme.

Ford dhe Volkswagen mund të zhvillojnë gjeneratat e ardhshme të autobusëve të tyre së bashku, por sot ato janë rivalë kur bëhet fjalë për automjetet komerciale.

Të tre automjetet kanë motorin 2.0 litërsh turbocharged me naftë. Crafter është më i fuqishmi, me 177 kuaj fuqi, ndjekur nga Ford me 170 kuaj fuqi dhe Mercdes me 163 kauj fuqi.

Sprinter është i vetmi me kamio automatike, ndërsa Transit është i vetmi që ka sistem drejtimi me gomat e përparme. Ndoshta prisni që të shihni një garë të ngadaltë, por jo në fakt. Nuk do të tregojmë rezultatin e garës, por mund t’ju themi që Mercedes është Mercedes gjithmonë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për makina sportive, sedanë luksozë apo një lloj tjetër.