Garë mes gjigantëve italianë për ‘Pirlon e ri’
Mesfushori i Brescia , Sandro Tonali, po konsiderohet një lojtar i ngjajshëm me Andrea Pirlon në mënyren se si ai luan.
Tonali thuhet se është një objektiv për të gjitha skuadrat e mëdha në Serie A.
18-vjeçari është bërë njëri nga më të rinjët më të kërkuar italianë në futbollin botëror dhe ka lënë përshtypje të mëdha shumë për klubin e tij Brescia.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi, Roma, Napoli , Juventus dhe Milan janë pas 18-vjeqarit, por Brescia nuk do ta lejojë të talentuarin të largohet për më pak se 30 milionë euro. /IndeksOnline/