09:08 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Garë midis motrash, Kim apo Kourtney Kardashian?

Kim Kardashiani është një yll televiziv tejet i njohur gjithandej nëpër botë. Kjo falë formave të saj bombastike dhe paraqitjeve publike.

Madje, ajo ka një ndikim të madh në të gjithë botën, duke arritur të organizojë takime edhe në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Indeksonline.

Ajo e ka bërë të famshme gjithë familjen Kardashian, pjesë e së cilës janë edhe motrat e saj.

Me motrën e madhe Kourtney-n, ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi duke shkruar: “Motrat në Armeni”.

Kujtojmë se ato kanë prejardhje nga Armenia dhe nuk hezitojnë ta bëjnë publike në çfarëdo rasti. /Indeksonline/