75 Mall Live Search
17:01 / E Premte, 31 Maj 2024 / Gj. Sh

Gareth Bale parashikon rezultatin e finales së Champions League

Nesër zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, mes Borusai Dortmundit dhe Real Madridit.

E në Londër, një ditë para ndeshjes, ish futbollisti i Real Madridit, Gereth Bele ka parashikuar fituesin e këtij edicioni, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti uellsian ka parashikuar se ”Mbretërit” do të shënojnë fitore 3-0 ndaj Borusia Dormundit dhe do të fitojnë trofeun e 15-të në Champions League.

“Ende e dua Real Madridin, ende i mbështes ata, ashtu siç bëra kur isha i ri! Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Unë pres plotësisht që Real Madridi të ngrejë trofeun e UCL. Ata i kuptojnë presionet dhe e dinë se çfarë të presin, që është një plus i madh.”, ka thënë Bale./IndeksOnline/