16:50 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gareth Bale refuzoi ta mbajë flamurin e Real Madridit për të dalë në foto

Bale kishte kaluar një situatë jo të mirë para ndeshjes kundër PSG, pasi që në foton ku e bënë çdo ekip para ndeshjes ai refuzoi ta mbajë flamurin e Realit.

Marrëdhënia e Bale me klubin ishte ftohur e më së shumti me trajnerin e klubit Zidanin, dhe ishte përfolur mjaftë shumë që futbollisti do të transferohej në Kinë.

Prap se prap ende nuk dihet nëse këtë veprim futbollisti e kishte bërë me ndonjë qëllim të caktuar, mirëpo në videot e publikuara shihet se ai e refuzon ta mbajë flamurin.

Skuadra spanjolle pësoi një humbje 3-0 në këtë ndeshje, kundër skuadrës së Paris Saint-Germain./Indeksonline/.