75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 13 Korrik 2025 / Gj. Sh

Garnacho refuzon transferimin te Al Nassr dhe ribashkimin me Ronaldon

Alejandro Garnacho pritet të largohet nga Manchester United këtë verë.

Argjentinasi nuk ishte i kënaqur me minutazhin nga Ruben Amorim dhe ka kërkuar largimin, shkruan IndeksOnline.

Por edhe pse skuadra Arabe, Al Nassr ka bërë ofertë për Garnachon, ai e ka refuzuar.

Kapitulli i tij te Manchester United është mbyllur, por ai dëshiron të qëndrojë në Premier League./IndeksOnline/