10:13 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / L K

Garuesja kosovare zë vendin e tretë në botërorin për rregullimin e thonjëve

Napoli i Italisë ka mbledhur “Nails Artistat” nga e tëra bota në një garë profesionalizmi. Në këtë garë prezente ka qenë edhe një përfaqësuese nga Kosova.

Përfaqësuesja e “GardenNails“, Donjeta Restelica ka prezantuar denjësisht Kosovën.

Ajo ka qenë vendin e tretë në botërorin e artistëve për rregullimin e thonjëve.

Mjeshtëria e saj me thonjët e shkëlqyer është vlerësuar lart nga juria italiane duke e futur në top 3-she “Nails Artisten” nga Kosova./Indeksonline/