Gary Linekerit i ka ardhë dita, ia bën bajat Zidanit
Legjenda e futbollit britanik, Gary Lineker vazhdon të tallet me Zinedin Zidanin. Pak ditë më parë e akuzoi Benzeman duke e quajtur futbollist të mbivlerësuar.
Zizu kishte reaguar ashpër duke e quajtur Linekerin si njeri të turpshëm. Por, paraqitja e mbrëmshme e Benzemas dhe Realit e ka kthyer në skenë përsëri britanikun.
“Dy herë Alli është 2-0, tani jam i sigurt se Zidane do ta marrë në mbrojtje Benzeman” shkroi në Twitter Lineker.
Më pas erdhi edhe goli i tretë ku nuk u ndal me kaq.
“Goli i tretë i “Spurs”, i mrekullueshëm. A janë ata që luajnë të bardhët e jo Real Madridi, apo jo” vazhdoi me tallje Lineker./Indeksonline/