75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 13 Mars 2026 / L A

Gashani merr vendimin e parë si ministër, lajm i mirë për sportistet

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Gashani, njoftoi për rritjen e koeficientit 100% për sportistet dhe trajneret femra, nga 200 deri në 400 €.

Vendim këtë që e bëri të ditur në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“100% rritje e koeficientit për sportistet dhe trajneret femra

Me këtë vendim, kemi dyfishuar mbështetjen për sportistet dhe trajneret femra, nga 200€ në 400€.

Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e grave në sport dhe për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim dhe përkushtim në arenën sportive.

Sportistet tona kanë sjellë sukseset më të mëdha ndërkombëtare për Kosovën dhe kanë ngritur lart flamurin e vendit. Mbështetja për to, përveç obligim, është edhe investim në suksesin e sportit tonë”, shkroi më tutje Gashani në faqen e tij./IndeksOnline/