12:21 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gashi: Asetet e rëndësishme janë shitur me shuma qesharake

Në konferencën e Mijëvjeçarit të Fondit Kosovar të Mileniumit, ku i pranishëm ishte edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Gashi ka thënë se privatizimi nuk ishte shkopi magjik, siç ishte menduar dhe se asetet e Kosovës janë shitur me shumë qesharake.

“Para 10 vjetëve, procesi i privatizimit u mendua të jetë shkopi magjik që do të zgjidhte problemin e zhvillimit ekonomik të Kosovës por nuk doli të jetë ashtu. Asetet e rëndësishme janë shitë me shuma qesharake ndërsa deri më tani kemi tubuar rreth 600 milion euro të cilat Republika e Kosovës ende nuk mund t’i shfrytëzojë” – ka thënë zëvendëskryeministri Gashi, në konferencën Sfidat e Mijëvjeçarit të Fondit Kosovar të Mileniumit, raporton lajmi.net.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka fol për Ligjin e Investimeve Strategjike, prioritetet dhe fushat që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas Gashit, vendimi i qeverisë Haradinaj për të ndërprerë privatizimin e tokave bujqësore ishte një hap për të parandaluar humbjet e vazhdueshme të shtetit në këtë proces.