75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 09 Shtator 2025 / Z S

Gashi: Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin me teke politike

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një reagim në Facebook tha se “as shumica, e as pakicat etnike” nuk kanë të drejtë të bllokojnë konstituimin e institucioneve.

Gashi i bëri thërrje Gjykatës Kushtetuese “të gjykojë drejtë” dhe të mos krijojë precedente.

Postimi i plotë:

Në interes afatgjatë të Kosovës është që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë.

Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin me teke politike – as shumica, as pakicat etnike.

Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm.

Gjykata duhet të gjykojë drejt: jo të ndërtojë precedentë bllokues, por të garantojë funksionalitetin e institucioneve.

Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim./Indeksonline/