75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Gashi: Askush se di datën e vjedhjes së mostrave të Deharit, Abazi të jap provat në prokurori

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova është shprehur se askush nuk e di datën e vjedhjes së mostrave të Deharit.

Ai u shpreh se këtë duhet ta thotë vetëm prokuroria pas një hetimi të mirëfilltë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë nuk besoj që askush mund ta dijë datën e saktë se kur janë zhukur, apo marrë nga frigoriferat e Institutit të Mjekësisë Ligjore, motrat biologjike të Astrit Dehari, që janë gjaku dhe mostrat e tjera, besoj që këtë duhet ta thotë vetëm prokuroria pas një hetimi të mirëfilltë dhe ne nuk e dimë saktësisht datën kur këto janë zhdukur”, u shpreh ai.