23:20 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gashi befason me deklaratën e radhës në rrjetet sociale, ka një kërkesë të çuditshme

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi bën vazhdimisht deklarata interesante në rrjete sociale që komentohen shumë.

Edhe me postimin e radhës në Instagram ka befasura derisa ka patur edhe një kërkesë interesante, shkruan Indeksonline.

Gashi publikoj një fotografi me nipin e tij me të cilin tregoj se është shumë i lidhur, madje reperi u shpreh se ka ardhur koha që të ketë një fëmijë të tij duke ftuar kështu që t’i shkruaj vajzat beqare që janë të interesuara të kenë një fëmijë me të.

“E dua shumë nipin tim, mendoj që është koha ta kem djalin tim…të gjitha vajzat beqare që dëshirojnë fëmijën tim”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, së fundi publikoj albumin që mban emrin e tij ‘Gashi’./Indeksonline/