75 Mall Live Search
20:06 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

GASHI e djeg me performancë ‘live’ në studion e Jimmy Fallon, ngrit publikun në këmbë

Reperi i talentuar kosovar i njohur si Gashi, po ngjet shkallët e suksesit në Amerikë, ku edhe jeton.

S’ka shumë ditë që lansoi edhe albumin e tij të parë, ndërsa deri më tani ka sjellë disa projekte muzikore edhe me videoklip, ku janë pëlqyer dhe klikuar tej mase, madje ai ka bashkëpunuar edhe me reperë të famshëm, përcjellë Indeksonline.

Artisti së fundmi ka qenë mysafir tek prezantuesi i famshëm, Jmmi Fallon ku ka promovuar albumin e tij, madje ka performuar live njërën nga këngët e tij, në bashkëpunim me G-Easy-n, duke ngritur publikun në këmbë.

Dëgjojeni ‘My Year’ dhe do të mahniteni nga perfomanca e tij. Ndryshe, të premtën Gashi do ta publikojë bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën./Indeksonline