15:54 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gashi: E kemi të garantuar formimin e qeverisë, nesër vendoset për emrat e ministrave

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media ka thënë se pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, të mërkurën në orën 11 do të mbahet seanca për votimin e qeverisë Hoti.

“Presim që të jemi qeveri e re. Ne si parti në mentalitetin tonë është se të njoftohen partnerët e koalicionit, ata janë njoftu për seanca dhe përderisa i kemi ftu normalisht e kemi të garantuar edhe formimin e qeverisë”, tha Gashi, transmeton Indeksonline.

Ai tha se kërkesa është dorëzuar edhe para marrjes së masave të parakoshme dhe se kanë 61 deputetë, por që sipas tij pret ta përkrahin deri 64 -65  deputetë.

“Partnerët e koalicionit e dinë se kush është kryeministër dhe programin dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe për emrat e ministrave.

Nesër në orën 16 e 30 kryesia e LDK-së do të vendos për formalizimin e emrave për ministrat e LDK-së”.

Sa i përket marrëveshjes me Listën Serbe ai tha se atë do ta publikojë kryeministri i ardhshëm, ndërsa tha se nuk beson se Thaçi do ta ketë edhe një mandat të ri.

“Sa i përket kandidatit për president s’jemi në atë pikë, pasi me VV-në kemi pas një qasje për ndërtim të koalicionit gjithëpërfshirës dhe s’kemi mujt me anashkalu as presidentin, tash s’kemi trajtu rreth kësaj. Thaçi s’besoj se mund ta ketë edhe një mandat”.

Ai skeptik u tregua edhe rreth asaj nëse AKR do të jenë pjesë e koalicionit./Indeksonline