Gashi edhe 2 ditë në Kosovë, pyet fansat cilat këngë duhet ti këndoj?
Reperi i njohur me origjinë shqiptare Gashi, i cili famën dhe suksesin e arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti pritet të vijë në Kosovë ku do të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet në Prishtinë nga 2 deri më 4 gusht, shkruan Indeksonline.
Gashi i cili vazhdimisht krenohet me origjinën e tij shqiptare, e kishte pranuar menjëherë ftesën për pjesëmarrje në ‘Sunny Hill Festival’
Dhe nëpërmes llogarisë së tij në Instagram ai për fansat e tij vazhdimisht ka shprehur dëshirën për këtë performancë.
“Edhe dy ditë në Kosovë, cilat këngë duhet ti këndoj” : ka qenë pyetja e tij për fansat e tij të shumtë. /Indeksonline/
