75 Mall Live Search
12:29 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gashi falënderon ambasadorin Heldt për mbështetjen e projekteve rinore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Christian Heldt.

Gashi tha se kanë biseduar për tema që kanë të bëjnë me aktivitetet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht me procesin e RYCO-së në rajon.

“E falënderova ambasadorin për përkrahjen e Gjermanisë në fushën e rinisë, me theks të veçantë për rolin e Berlinit në mbështetje të implementimit të projekteve dhe programeve që RYCO do të zhvillojë gjatë vitit 2019 derisa Kosova është duke kryesuar këtë mekanizëm rajonal rinor, pra RYCO-në”, tha ministri./Indeksonline/