75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gashi, ”gardiani” i Lirisë që do të testohet te Galatasaray

Flamur Gashi pritet që shumë shpejt të largohet nga Superliga e Kosovës, përkatësisht, nga Liria e Prizrenit.

Portieri i talentuar kosovar, që zuri vend në formacionin bazë, u inkuadrua në skuadrën e parë nga grupmoshat e reja të klubit prizrenas.

Së shpejti, ”gardiani” kosovar do ta ketë një aventurë mjaft të rëndësishme për avansimin e karrierës së tij ndërkombëtare, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: people playing sport and outdoor

Gashi do të testohet së shpejti për disa ditë te klubi i madh turk, Galatasaray, për ta parë më pas se ku do të vazhdojë ai.

Përndryshe, Gashi në shtatë ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Superligë, ka pranuar vetëm tre gola.

Vlen të përmendet se Gashi do ta zë edhe vendin e Visar Bekajt në portë te Përfaqësuesja e grupmoshave, U-21./IndeksOnline/