Gashi: Gjyshinca e posedon video-n ku dëshmohet gjithçka, VV po tenton të dëmtojë reputacionin e LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është deklaruar para mediave për incidentin që ndodhi sot në Komisionin për Punë të Jashtme.
Gashi tha se sot pati një mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme dhe se mbledhja ishte kryesisht e tensionuar dhe se tensionet janë shfaqur në mes deputetëve të VV-së dhe ministres së Jashtme poashtu me Kryetaren e Komisonit.
“Ne si deputet të LDK-së nuk jemi përfshirë në këto debate, kam folur një herë për procedurë dhe jam munduar të ndihmojë Kryetaren e Komisionit që të vendos rregull, pastaj pati një diskutim të Kujtim Shalës dhe pas diskutimit që s’kishte të bënte asgjë me deputetin Gjyshinca, ai ka filluar me ofendime, ofendime ndaj deputetit dhe për këtë arsye Kryetarja e Komisionit vendosi që të ndërprehet mbledhja dhe jemi qu e kemi dal jashtë nga mbledhja”, tha Gashi, shkruan Indeksonline.
Arben Gashi nga radhët e LDK-së deklaroi se në diskutime në koridor deputeti Gjyshinca dhe deputetja Pacolli shfaqën një gjuhë agresive dhe se ata u larguan nga ai vend.
“Ne u larguam nga aty që mund të dëshmohet edhe nga videoja që është incizu nga vetë Gjyshinca dhe nga videot që i ka vetë Kuvendi.Kjo po bëhet nga VV parsye dhe po tenton qëllimshëm të dëmtojë reputacionin e Kuvendit dhe të deputëve të LDK”, tha ai./Indeksonline/